Bastoni i përgjigjet interesimit të Barcelonës

Bastoni i përgjigjet interesimit të Barcelonës

Alessandro Bastoni ka reaguar ndaj zërave që e lidhin me Barcelonën dhe disa klube të Premier League, duke theksuar se është i lumtur te Interi dhe nuk ka probleme. Mbrojtësi italian pranoi se interesimi i klubeve të mëdha e bën krenar, por theksoi se aktualisht nuk ka asgjë konkrete.

“Janë gjëra që të bëjnë krenar, do të thotë se po bëj mirë. Por jam i lumtur këtu dhe nuk kam asnjë problem. Nuk mendoj për gjëra jashtë fushës,” u shpreh ai.

I pyetur nëse do të qëndrojë te Interi edhe në të ardhmen, Bastoni u përgjigj shkurt: “Me shumë gjasa po.” Mbrojtësi 26-vjeçar ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2028, edhe pse verën e kaluar ishte përfolur për interesim nga Chelsea dhe Liverpool.

Duke folur para gjysmëfinales së Superkupës kundër Bolognës, Bastoni theksoi rëndësinë e trofeut dhe lavdëroi trajnerin Cristian Chivu. “Na intereson shumë Superkupa, mund të fitojmë një trofe me dy ndeshje dhe kjo i jep shtysë sezonit,” tha ai, ndërsa për trajnerin shtoi: “Na ndihmoi të rikthejmë besimin dhe dëshirën për të luftuar. Ne duam të garojmë për gjithçka.”

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë